Portugali 0 – 0 Francë
Franca ka mposhtur Portugalinë në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalet e Euro 2024. Supersfida e zhvilluar në “Volksparkstadion” në Hamburg, përfundoi me fitoren 3-5 të francezëve pas gjuajtjeve të penalltive.
120 minutat e lojës u mbyllën me rezultatin 0-0. Të dyja ekipit ishin në kërkim të golit përgjatë gjithë këtyre minutave, por pa mundur ta gjejnë atë. Në ‘ruletën’ e 11-metërshave, francezët u treguan më të saktë duke triumfuar me rezultatin 3-5. Ai që humbi penalltinë për Portugalinë ishte Joao Felix, me sulmuesin që i ‘dhuroi’ kualifikimin “Gjelave”.
Me këtë fitore, Franca është gjysmëfinalisti i dytë i këtij Europianit. Skuadra e drejtuar nga Didier Deschamps do të përballet me Spanjën, sfidë e cila do të zhvillohet më 9 korrik.
Euro 2024: Çerekfinale
Stadiumi: Volksparkstadion
Arbitër: Michael Oliver (anglez)
FORMACIONET ZYRTARE:
Portugalia (4-3-3): Costa; Mendes, Dias, Pepe, Cancelo; Fernandes, Palhinha, Vitinha; Leao, Silva, Ronaldo. Trajner: Roberto Martinez
Franca (4-3-1-2): Maignan; T.Hernandez, Saliba, Upamecano, Kounde; Kante, Tchouameni, Camavinga; Griezmann; Kolo Muani, Mbappe. Trajner: Didier Deschamps.
Rastet e ndeshjes:
Penalltitë:
120' Mbyllen 120 minuta lojë, Portugalia dhe Franca në ‘mëshirën’ e penalltive.
106' Zëvendësohet Mbappe, vendin e tij e merr Barcola.
90+4' Nuk ka fitues në kohën e rregullt, ndeshja shkon në "extra-time".
70' Rastin më të mirë e ka Camavinga, por francezi nuk shënon dot.
63' Portugalia i afrohet golit me Vitinhan.
20' Theo Hernandez lëshon super gjuajtje.
16' Fernandes tenton nga jashtë zone.
1’ Starton supersfida në “Volksparkstadion” (Hamburg).