
Spanja dhe Anglia do të luajnë mbrëmjen e sotme finalen e madhe të Euro 2024. Supersfida që do të zhvillohet në stadiumin “Olympiastadion” të Berlinit, do të startojë në orën 21:00.
Shumë figura të njohura botërore si nga bota e futbollit apo jashtë tij do të jenë sonte prezent në Berlin. Por, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino nuk ka preferuar që për ta ndjekur nga afër një supersfidë si Spanjë – Angli, ku do të vendoset kampioni i Europës.
Infantino ka marrë pjesë në një dasmë, madje nuk është asnjë nga të afërmit e tij. Por, presidenti i FIFA-s po dëfrehet në dasmën e miliarderit indian Mukesh Ambani. Ky i fundit ka një pasuri marramendëse dhe ka shfrytëzuar dasmën e të birit për të ftuar njerëz të njohur.
Pavarësisht se do të luhen finalja e Euro 2024 dhe Copa America, Gianni Infantino ka zgjedhur që të kërcejë dhe të shpalosë talentin e tij. Video e momentit ku numri një i FIFA-s kërcen, po bën xhiron në rrjet.
"FIFA president Gianni Infantino dancing at an Indian billioanaire's wedding with Bollywood superstars" is one headline that the DW admins never thought they would write ????pic.twitter.com/aDOTTkO61q
— DW Sports (@dw_sports) July 13, 2024