Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EURO 2024

Finalja e Berlinit, 2 mungesa dhe 2 rikthime për Luis de la Fuenten

Shkruar nga NEWSPORT
Finalja e Berlinit, 2 mungesa dhe 2 rikthime për Luis de la Fuenten
Spanja

Spanja arriti të kalonte me sukses Francën, me spanjollët që triumfuan në gjysmëfinale me shifrat 2-1. Një fitore e rëndësishme për “Furinë e Kuqe” që rikthehet në një finale Europiane pas 12 vitesh.

Tash,ë spaanjollët presin të mësojnë se cila prej Holandës dhe Anglisë do të jetë kundërshtari i tyre në Berlin. Por pavarësisht kësaj, Luis de la Fuente do të ketë mungesa dhe rikthime.

Do të vazhdojë të mungojë Pedri, i cili u dëmtua ndaj Gjermanisë dhe në këtë mënyrë ka përfunduar para kohe Euro 2024. Për shkak dëmtimi do të mungojë edhe Ayoze Perez, i cili ndaj francezve pësoi një dëmtim muskulor.

Ndërkohë rikthehen Dani Carvajal dh Robin Le Normand. Të dy lojtarët munguan ndaj Francës për shkak kartonësh, ndërsa do të jenë të gatshëm për De La Fuenten mbrëmjen e së dielës.

Kujtojmë se për Alvaro Moratan nuk ka dëmtim serioz dhe kapiteni do të jetë i gatshëm për finalen.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga