
Harry Kane
Spanja dhe Anglia do të luajnë mbrëmjen e sotme finalen e madhe të Euro 2024. Supersfida që do të zhvillohet në stadiumin “Olympiastadion” të Berlinit, do të startojë në orën 21:00.
Tifozët anglezë presin shumë nga të gjithë lojtarët, por më së shumti nga sulmuesi kryesor, Harry Kane. Bomberi shihet si një pikë referimi dhe shpeshherë ka ndihmuar ekipin si në gjysmëfinalen kundër Hollandës.
Ndërsa para finales së sotme, Kane duket mjaft i motivuar për të ngritur lart trofeun e Euro 2024. Motivimin, sulmuesi e shpreh me anë të një postimi në Instagram ku shkruan: “Gati për të dhënë absolutisht gjithçka!”. Pritet të shihet nëse 30 vjeçari do ta gjejë rrugën e rrjetës.
View this post on Instagram
Poll