Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EURO 2024

E krahasojnë me Messin, Pele dhe Maradonën, Luis de la Fuente: Mos i bëni presion Yamal

Shkruar nga NEWSPORT
E krahasojnë me Messin, Pele dhe Maradonën, Luis de la Fuente: Mos i
Luis de la Fuente - Lamine Yamal

Lamine Yamal është padiskutim “ylli” i Euro 2024. Talenti spajoll ka arritur të bëjë paraqitje fantastike në këtë turne, duke thyer disa rekorde.

Lojtari i Barcelonës shënoi një gol fantastik ndaj Francës, për t’i siguruar kështu Sanjës finalen e Berlinit. Gjithashtu ka asistuar në disa rasdte për shokët e ekipit, duke qenë vendimtar në fushën e lojës.

Falë paraqitjeve fantastike në këte turne, po krahasohet me lojtarë të mëdhenj. Luis de la Fuente në një deklaratë shprehet se Yamal është një talent i lindur dhe ta lënë të luajë fundit, ndërsa nënvizon që mos t’i ushtrojnë presion.

“Nëse kthehemi dhe krahasojmë Lamal me Maradonës, Cruyff, Pelé apo Messi në këtë moshë, edhe ata do të përjetonin një situatë të ngjashme, ku nuk do të mungonin elozhet. Nuk dua t’i bëj presion që të jetë një lojtar i këtij profili dhe niveli dhe nuk dua ta bëj të mendoj se ai duhet t’u ngjasojë atyre. Ai mund ta bëjë këtë, por ajo që duhet të bëj është të jetë i qetë, të mos ketë presion.

Është përgjegjësia jonë ta drejtojmë Lamal në futboll, por edhe t’i mësojmë gjërat emocionale, personale, inteligjencën dhe interpretimin e jetës. Kjo do ta ndihmojë atë të jetë një futbollist më i mirë”, ka theksur De La Fuente.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga