Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EURO 2024

Humbja me Spanjën, Didier Deschamps: Ne nuk jemi një ekip i kujdesshëm dhe as mbrojtës

Shkruar nga NEWSPORT
Humbja me Spanjën, Didier Deschamps: Ne nuk jemi një ekip i
Didier Deschamps

Franca u eliminua nga Euro 2024 pasi u mposht me rezultatin 1-2 nga Spanja. “Gjelat” kaluan të parët në avantazh, por u përmbysën nga dy golat e shënuar nga Yamal dhe Dani Olmo.

Pas këtij eliminimi, ka folur trajneri i Francës, Dider Deschamps. Ky i fundit thotë se Spanja tregoi që ishte ekip i mirë, por thekson se goli i shpejtë i shënuar nga të tijët ishte ajo ç’ka prishi punë.

“Spanja tregoi se është një ekip shumë i mirë. Ne kishim fatin që hapën serinë e golave, por kjo na krijoi vështirsë sepse ata ishin superior në kontrollin e ndeshjes. Sonte treguan cilësitë e tyre.

Ne nuk jemi një ekip i kujdesshëm dhe as mbrojtës, ne jemi një ekip që mbrohemi shumë mirë. GJithashtu, nuk i kishim të gjitha armët sulmuese, na u desh të përshtateshim ndryshe”, ishin fjalët e trajnerit të Francës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga