
Dani Carvajal
Spanja po luan momentalisht përballë Anglisë finalen e madhe të Euro 2024. Një ndeshje intensive që deri më tani po udhëhiqet 1-0 nga spanjollët me golin e shënuar nga Nico Williams në fillimin e pjesës së dytë.
Por edhe pjesa e parë ishte mjaft e luftuar nga të dyja kampet. Nuk kanë munguar as ironitë dhe momentet pikante, sidomos nga Spanja, aty ku mbrojtësi Dani Carvajal ka shënjestruar Bukayo Saka.
Ky i fundit ia doli që t’i merrte një faull Carvajal-it, por ky i fundit nuk u kursye. Mbrojtësi spanjoll iu drejtuar Saka-s sikur ky i fundit po ‘qyrravitej’, duke e krahasuar sulmuesin anglez me një qaraman.
Poll