
Spanja dhe Anglia do të luajnë mbrëmjen e sotme finalen e madhe të Euro 2024. Supersfida që do të zhvillohet në stadiumin “Olympiastadion” të Berlinit, do të startojë në orën 21:00.
Një ndeshje finale, ku sigurisht nuk ka favoritë, por e shkuara është ajo ç’ka tremb paksa spanjollët. Në të kaluarën Anglia e ka bërë ‘zap’ Spanjën, duke pasur statistika më të mira në përballjet direkte.
Në 27 ndeshje të luajtura kundër njëra-tjetrës, “3 Luanët” kanë fituar plot 13 herë kundër spanjollëve. Në krahun tjetër, “Furia e Kuq” e ka mposht Anglinë 10 herë, ndërsa 4 ndeshje kanë përfunduar në barazim.
Por, këto mbeten vetëm statistika të së kaluarës dhe të shkruara në librat e historisë. Në mbrëmjen e sotme mund të ndodhë gjithçka dhe të shkruhet një tjetër histori.