
Spanja
Spanja është kampione e Europës për herë të katërt në histori. Iberikët mposhtën Anglinë në finalen e madhe të Euro 2024. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Olympiastadion” të Berlinit përfundoi 2-1 në favor të Spanjës.
Me këtë fitore, Spanja bëhet kombëtarja me më shumë Europianë të fituar, duke parakaluar Gjermaninë që ka 3 të tillë. Në këtë mënyrë, “Furia e Kuqe” feston trofeun e sotëm, por edhe vendin e parë në renditjen e përgjithshme.
Spanja lë kështu pas Gjermaninë, teksa më poshtë vijnë Italia dhe Franca me nga dy tituj europianë të fituar, ndërsa Hollanda, Çekiam Sllovakia, Rusia, Greqia, Danimarka dhe Portugalia kanë nga një.