
Prej disa sezonesh, Interi zotëron mesfushën më të mirë në Itali si dhe nga më të mirat në Europë. Mesfushorët e zikaltërve mbartin kualitet në lojën e tyre, duke e dëshmuar me gola dhe asiste në çdo ndeshje.
Megjithatë, Interi nuk kërkon të ndalet në përforcimin e mesfushës, duke synuar dy emra të rinj për të ardhmen. I pari është Martin Baturina i Dinamo Zagrebit. 21-vjeçari kroat vlerësohet 20 milionë euro në treg dhe Interi nuk është aspak kundër t’i paguajë këto para.
I dyti në listë është Maximo Perrone, i cili aktualisht është pjesë e Comos. Lojtari në fjalë është në pronësi të Manchester Cityt, këta të fundit kërkojnë të paktën 10 milionë euro për të. Konkurrenca e Asllanit në kampin zikaltër për sezonin e ardhshëm pritet të jetë më e madhe duke parë interesimin e tyre për mesfushorë të rinj.