Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

E KRYER/ Vetëm 1 milion euro, Maldini bashkohet me Lazion

Shkruar nga NEWSPORT
E KRYER/ Vetëm 1 milion euro, Maldini bashkohet me Lazion
Daniel Maldini duke firmosur

Klubi i Lazios ka bërë të ditur se është gjetur gjuha e përbashkët mes tyre dhe klubit të Atalantës për huazimin e sulmuesit, Daniel Maldini.

Emër mjaft i njohur nga bota e sportit pasi Danieli është djali i legjendës së Milanit dhe kombëtares italiane, Paolo Maldini.

Aktualisht për 24-vjeçarin klubi ka paguar një tarifë prej 1 milion euro, por nga ana tjetër klauzola për blerjen e tij kap shifrën e 14 milionë eurove, e cila nuk është e detyrueshme.

Maldini vjen me një eksperiencë të mirë në fushë, pasi ka luajtur për skuadra të tjera si Milanin, Empolin po ashtu edhe Monzan.

Sa i takon njoftimit për arritjen e marrëveshjes së huazimit të futbollistit nga ekipi i Atalantës, lajmi është konfirmuar edhe nga postimi i gazetarit sportiv, Fabrizio Romano në rrjetin social “Instagram”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ???????????????? HERE WE GO ???? (@liveherewego)

Poll

Lexo gjithashtu