Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Po tregon performancë të shkëlqyer tek Como, madrilenët synojnë rikthimin e 21-vjeçarit

Shkruar nga NEWSPORT
Po tregon performancë të shkëlqyer tek Como, madrilenët
Nico Paz

Sulmuesi Nico Paz ka bërë një performancë të shkëlqyer në kampionatin italian, gjatë ndeshjeve ku ka luajtur për fanellën e Comos. Forma e tij e mirë i ka rënë në sy edhe skuadrës së Real Madrid Castillas të cilët duan ta rikthejnë sërish.

Como u përball me Fiorentinën, në një ndeshje nga ku dolën dhe triumfues, dhe pas sfidës Paz u pronocua për mediat.

Gazetarët e pyetën nëse ai e mendon rikthimin, ndërsa sulmuesi u shfaq ende konfuz, pasi tha se kishte shumë gjëra për të bërë.

Ndërsa planet e tij ai filloi ti qartësojë më vonë ku u shpreh se dëshiron që të japë më të mirën për Comon, duke lënë të nënkuptohet se shikon vazhdimësi me liqenorët.

"Po mendoj të luaj këtu në Como dhe të fitojmë gjithçka që mundemi. Po mendojmë të shkojmë sa më lart të jetë e mundur dhe të luajmë ndeshje pas ndeshjeje", përfundoi argjentinasi.

Sa i takon situatës së tij në lidhje me kontratën, “të bardhët” kanë një klauzolë riblerje nga Como me vlerë 12 milionë euro.

Poll

Lexo gjithashtu