Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Kupën e Botës në Futsall/ Shqipëria luan në shtëpi, FSHF organizon në prill turneun paraeliminator të grupit E

Shkruar nga NEWSPORT
Kupën e Botës në Futsall/ Shqipëria luan në
Futsall/ Trofeu Kupa e Botës

Në muajin prill 2026, Kombëtarja shqiptare e futsallit do të luajë turneun paraeliminator të vlefshme për Kupë e Botës në Futsall, ku Shqipëria është pjesë e grupit E dhe do të përballet me Letoninë, Qipron dhe San Marinon.

Turneu paraeliminator do të zhvillohet nga data 9 deri më 12 prill 2026 dhe Federata e Futbollit ka fituar të drejtën për të organizuar këtë mini-turne në Shqipëri. Të gjitha ndeshjet do të luhen në Parkun Olimpik “Feti Borova”.

Një lajm shumë pozitiv për Kombëtaren shqiptare, e drejtuar nga trajneri Erind Resuli, e cila do të ketë pranë mbështetjen e tifozëve për të tentuar kualifikimin në raundin kryesor. Për të arritur këtë objektiv, mjafton që Shqipëria të renditet në dy vendet e para të grupit.

Ndeshjet e para të grupit në Parkun Olimpik “Feti Borova” do të luhen më 9 prill. Takimet e dyta janë programuar më 10 prill, ndërsa ndeshjet e treta dhe të fundit do të zhvillohen më 12 prill.

Kupën e Botës në Futsall/ Shqipëria luan në
Futsall/ Ndeshjet e Shqipërisë në fazën paraeliminatore Kupa e Botës 2028

 

Poll

Lexo gjithashtu