Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Të pakënaqur nga arbitrimi, Vora merr VENDIMIN e papritur (POSTIMI)

Shkruar nga NEWSPORT
Të pakënaqur nga arbitrimi, Vora merr VENDIMIN e papritur (POSTIMI)
Klubi i Vorës dhe arbitrimi

Për ekipin e Vorës nuk ka qetësi. Fillimisht trajnerin Arian Bellai dhe më pas presidentin Albert Xhabafti, e kanë shfaqur hapur pakënaqësit mbi vendimin e arbitrimit ndaj Teutës dhe më gjerë.

Vetëm para pak minutash, klubi i Vorës përmes një postimi në rrjetet sociale, ka bërë të ditur për dorëzimin e një ankese zyrtare pranë Sektorit të Arbitrimit në FSHF. Po sipas Vorës, arsyeja përkon me vendimet arbitrare të njëanshme dhe të përsëritura në dëm të klubit në fjalë.

"Klubi i Futbollit Vora, informon opinionin sportiv se ka dorëzuar zyrtarisht një shkresë pranë Sektorit të Arbitrimit në Federatën Shqiptare të Futbollit, në lidhje me vendime arbitrare të përsëritura, të vazhdueshme dhe të njëanshme, të cilat, jo për herë të parë, kanë ndikuar drejtpërdrejt në ecurinë sportive të ekipit tonë", shkruan Vora.

      

Poll

Lexo gjithashtu