Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Dinamo nuk e ka problemin vetëm në fushë”, gazetari sportiv Enriko Gabaj ngre “alarmin” te kryeqytetasit

Shkruar nga NEWSPORT
“Dinamo nuk e ka problemin vetëm në fushë”, gazetari
Ilir Daja dhe Enriko Gabaj

I ftuar në emisionin “Studio Sport” në Vizion Plus, gazetari sportiv Enriko Gabaj, ka “zbërthyer” situatën e Dinamos, e cila bie disi ndesh me qasjen e trajnerit Ilir Daja. Për Gabajn, problemet te dinamovitët nuk janë vetëm në “sipërfaqe”, por ka diçka tjetër që e “mundon” ekipin për të rivalizuar kryesuesit e Superiores.

“Për mua, problemi nuk është Elbasani, por vetë Dinamo. Dhe kam idenë se nuk janë vetëm problemet në fushë. Besoj se ka diçka tjetër në këtë skuadër. Po të kthehemi pak ditë më parë, ku trajneri Ilir Daja kishte një deklaratë, mbase edhe shaka për drejtorin sportiv të ‘bluve’.

Pra, kishte të bënte me afrimet. Ideja është se Dinamo po kërkon në merkato. Mua më habit edhe vendosja si skuadër. Ka kaq shumë sulmues në ekip. Duke filluar nga Vila, Berisha, Bregu, Guindo, Qardaku.

I shoh të vendosur te kryeqytetasit në 6-she, nëse do luanin me 4-3-3, tre sulmues me më shumë tipare ndërtuese dhe tre të tjerë më pranë portës rivale. Kam idenë që mund të jetë shumë e mbingarkuar. Ndoshta mund të jetë edhe kjo arsyeja që nuk prodhon”, u shpreh Gabaj.          

Poll

Lexo gjithashtu