Ish-futbollisti i Kombëtares, tashmë në pozitën e analistit Redi Jupi, i ftuar i zakonshëm në “Procesi Sportiv”, Top Channel, është ndalur te Dinamo dhe Tirana.
Ai ka hedhur më shumë “dritë”, ndërsa vazhdon të jetë “besnik” i qasjes se dinamovitët janë ekipi më i fortë në Superiore, pavarësisht rezultateve zhgënjyese së fundmi:
“Dinamo është duke i dhënë ekipeve të tjera një shasn për ‘Final 4’, sepse nuk është një diferencë shumë e madhe. Për mendimin tim, vazhdojë te them se Dinamo është ekipi më i fortë në Superiore.
Me formën që ka aktualisht, i ka lënë një shans ekipeve të tjera si Teutës apo Partizanit, pasi të tjerat janë larg. Lajmi i kësaj jave ishte Tirana. Ata nuk janë më një skuadër e rënë nga Superiorja, por ata janë në luftë të plotë për mbijtesesën.
Më herët, kam qenë skeptik në lidhje me bardheblutë për lojtarët që kishte, me lojën që po bënte apo më frymën në skuadër. Në 2026-ën, te ekipi i Tiranës kanë ndryshuar shumë gjëra. Nuk ka bërë vetëm fitore pikësh, ama bindëse. Kjo tablo jep garanci për vazhdimësinë e rezultateve”.
