Partizani - Elbasani
Partizani dhe Elbasani do të përballen këtë të shtunë në kuadër të javës së 22-të të Superiores. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Arena e Demave”, do të nisë në orën 16:30.
Në prag të këtij dueli, klubi i kuq ka nxjerrë në shitje biletat. Një biletë në tribunën C3 do të kushtojë 300 lekë, ndërsa në ato E1, D3, D2, D1, C1 dhe C2 do të kushtojë 500 lekë të reja.
Ndërkohë që në tribunat A dhe B, bileta kushon 1000 lekë. Për ta mbyllur më pas me tribunën VIP, ku një biletë për ta ndjekur ndeshjen nga aty, kushton 3000 lekë të reja.
Poll
