Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Partizani fiton “derbin” me Tiranën, të kuqtë transferojnë të preferuarin e rivalëve dhe një tjetër sulmues

Shkruar nga NEWSPORT
Partizani fiton “derbin” me Tiranën, të kuqtë
Laorent Shabani - David Fadairo/ Fotomontazh

Merkatoja në këto ditë ka përshpejtuar procedurat e skuadrave për të bërë transferimet e fundit të tyre për të përforcuar ekipin. Kështu Partizani ka arritur transferimin e dy futbollistëve.

Bëhet fjalë për Laorent Shabanin dhe David Fadairo, të cilët bëhet me dije se ditën e sotme iu janë nënshtruar edhe vizitave mjekësore. Të dy luajnë si sulmues, njëri në krahun e majtë dhe tjetri në të djathtë.

Shabani siç dihet në të kaluarën ka mbajtur veshur fanellën e Kombëtares U-21 dhe luan në të majtë, teksa së fundi ishte pjesë e  Norrköping, ndërsa Fadairo luan në krahun e djathtë dhe siç dihet në këtë merkato ka qenë dëshira e Tiranës, por duket se “Demat” kanë fituar “derbin” jashtë fushe ndaj rivalëve të tyre. Vlen të theksohet se vetëm pak ditë më parë mbylli aventurën e tij me Teutën.

Në këtë mënyrë zyrtarizimi i dy futbollistëve pritet të bëhet në orët në vazhdim. Oltijon Kërnaja “feston”, pasi tashmë do të ketë dy “armë” më shumë për pjesën e mbetur të sezonit.

Poll

Lexo gjithashtu