Teuta
Teuta është një nga klubet më aktive në Superiore, qoftë në afrime apo edhe largime. I fundit që ka mbyllur bashkëpunimin me klubin durrsak, është sulmuesi David Fadairo.
Ky i fundit u mor nga sllovakët e Tatrat Presov gjatë gushtit të shkuar, por s’ka bindur drejtuesit dhe stafin. Kështu, Teuta ka vendosur që t’i bëjë dalje, duke e lënë sulmuesin nigerian të lirë.
NJOFTIMI:
KF Teuta njofton mbylljen e bashkëpunimit me futbollistin David Fadairo. Klubi dëshiron ta falenderojë Davidin për kontributin e dhënë, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë periudhës që mbrojti ngjyrat e skuadrës sonë. I urojmë shumë suksese dhe fat në hapat e mëtejshëm të karrierës së tij sportive! Thank you David!
Poll
