Arinaldo Rrapaj - Tedi Cara - Andi Hadroj kur Partizani fitoi titullin
Tedi Cara është shumë pranë largimit nga Oleksandriya, ekip në të cilin luan prej janarit të 2025-ës. Megjithatë, ish-sulmuesi i Partizanit do të mbetet në elitën e futbollit ukrainas.
25-vjeçari do të firmosë me Kolos Kovalivka, aty ku do të gjejë edhe ish shokun e ekipit tek “Demat”, Arinaldo Rrapajn. Shitja pritet të kryhet me rreth 700 mijë euro, nga të cilat një përqindje i takon edhe Partizanit, për klauzolën e ruajtur në momentin e shitjes.
Tashmë, pritet vetëm zyrtarizimi i Carës tek klubi i ri. Përveç Rrapajt, sulmuesi do të gjejë te Kolos Kovalivka edhe 2 shqiptarë të tjerë, Ardit Tahirin dhe Albin Krasniqin.
Poll
