Trajneri i Kombëtares, Sylvinho po ndjek me shqetësim situatën e disa lojtarëve, ndërsa afrohen ndeshjet e "play-off" të Botërorit 2026. Një nga rastet më problematike mbetet ai i Ardian Ismajlit, i cili ka pësuar një tjetër dëmtim.
Mbrojtësi u detyrua të largohej nga fusha që në pjesën e parë të ndeshjes mes Comos dhe Torinos, duke shfaqur shqetësime në kofshën e djathtë. Pas ekzaminimeve mjekësore, klubi i Torinos konfirmoi një dëmtim muskulor në këtë zonë.
Sipas njoftimit zyrtar, koha e rikuperimit do të varet nga ecuria klinike, pa një afat të përcaktuar kthimi. Mediat italiane raportojnë se Ismajli pritet të mungojë minimumi një muaj, çka e vë seriozisht në dyshim gatishmërinë e tij për ndeshjet e Shqipërisë në muajin mars.
