Uerdi Mara
Vetëm 25 ditë pasi u largua nga Dinamo e Batumit, mesfushori shqiptar Uerdi Mara ka bërë prapa-kthehu. 26-vjeçari është rikthyer përsëri tek ekipi gjeorgjian, teksa zyrtarizimi erdhi para disa minutash.
Kujtojmë se ai është pjesë e Dinamo Batum që prej shkurtit të vitit 2024, kur e nisi në huazim. Ndërsa në mars të vitit 2025, klubi gjeorgjian pagoi 30 mijë euro tek turqit e Kaciorengucu për shërbimet e shqiptarit.
Vlen të përmendet se Mara është një ish i Superiores. Në të shkuarën ai ka mbajtur veshur fanellën e Skënderbeut.
View this post on Instagram
Poll
