Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

ZYRTARE/ Kampion me Partizanin në Superiore, mbrojtësi 39-vjeçar befason me ekipin e ri

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Kampion me Partizanin në Superiore, mbrojtësi
Labinot Ibrahimi kur ishte pjesë e Partizanit

Labinot Ibrahimi është futbollisti më i ri i FC Vjosa. Mbrojtësi 39-vjeçar vendosi që të largohej nga KF Trepça, për të nisur një aventurë të re me Vjosën, por duke mbetur në Ligën e Parë të Kosovës.

“KF Vjosa vazhdon të forcohet! Qendërmbrojtësi me përvojë të gjatë në futbollin e Kosovës dhe më gjerë, Labinot Ibrahimi, i bashkohet skuadrës sonë”, shkruan ndër të tjera klubi “bardheblu”.

Kujtojmë se Ibrahimi ka një karrierë interesante me ekipe si Prishtina, Partizani, Malisheva, Ulipana dhe Feronikeli. Madje me Partizanin, ai është shpallur kampion në sezonin 2018/2019.

Poll

Lexo gjithashtu