Rubin Kazan
Marvin Çuni nuk është më pjesë e Rubin Kazan. Sulmuesi i Kombëtares është larguar nga ekipi i Premier League ruse, duke u huazuar në Serie B italiane tek Bari.
Kjo formulë transferimi do të jetë e vlefshme 6 muaj, pra deri në fund të këtij sezoni. Ndërkohë që në përfundim të huazimit, Bari do të ketë të drejtën e blerjes së 24-vjeçarit kuqezi.
Kujtojmë se Çuni ka një karrierë interesante. Ai e ka nisur gjithçka në Gjermani me Freising, për të luajtur më pas me Bayern Munich, Sonnenhof, Paderborn, Saarbrucken, Frosinone, Rubin Kazan dhe Sampdoria.
View this post on Instagram
Poll
