Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti dhe Armando Broja
Mbrojtësi i Kombëtares Ardian Ismajli nuk rezistoi dot më shumë se 21 minuta në ndeshjen Como – Torino, e mbyllur 6 – 0. Pas një vrapim të gjatë, shqiptari pësoi tërheqje muskulore.
Edhe pse mori ndihmën e stafit mjekësor, 29-vjeçari e pati të pamundur vijim e lojës. Por kjo nuk është e gjitha. Në datën 13 janar, Ismajli u zëvendësua kundër Romës (Kupa e Italisë), sërish probleme muskulore.
Historiku është edhe më problematik nëse marrim në konsideratë dëmtimin muskolore në fillimin e dhjetorit të kaluar.
E gjithë kjo “tablo” sjell frikë, nëse Ardian Ismajli do të jetë në kushte optimale për të kontribuar në prapavijë te Kombëtarja gjatë fazës “Play-Off” për Kupën e Botës.
Poll
