Edhe pse merkatoja e dimrit është drejt mbylljes, sulmuesi i Shqipërisë Rey Manaj, nuk ka bërë një zgjedhje finale se ku do të vijoi karrierën.
Aktualisht është pjesë e Sharjah FC në Emiratet e Bashkuara të Arabisë, por duket se kalimi në Lindjen e Mesme nuk i ka bërë aspak mirë. Në fillim të këtij viti, u tha se transferimi në Superligën e Kinës ishte i kryer, por çuditërisht mbeti “teori” e pa finalizuar.
Përmes një “story” të fundit në “Instagram”, 28-vjeçari mban në dorë një orë rëre, e cila shërbën për matjen e kohës. Ky mesazh i koduar nga “heroi” i golit historik në Leskovc ndaj Serbisë, lë të nënkuptuar se është gati për një sfidë të re. Opsion realist përkon edhe me rikthimin te Sivasspor në Turqi.
