Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Goditje “vrastare” me kokë, sulmuesi shqiptar dhuron “show” në Turqi

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Goditje “vrastare” me kokë, sulmuesi shqiptar dhuron
Odise Roshi duke festuar golin

Odise Roshi është protagonisti kryesor i Keciorengucu në sfidën që po fitojnë 3-0 ndaj Boluspor. Përballje kjo e vlefshme për javën e 22-të të Ligës së parë turke.

“Rraketa” e Kombëtares po tregohet i papërmbajtshëm në këtë sfidë, ku gjeti rrugën e rrjetës fillimisht në minutën e 21-të, por u anulua për pozicion jashtë loje. Sulmuesi nuk u ndal me kaq dhe vetëm 5 minuta më pas gjeti sërish portën, teksa shënoi për 3-0.

Një goditje “vrastare” me kokë nga Roshi, i cili mposhti kështu portierin kundërshtarë pas asistit të marrë nga Fernandes. Kujtojmë se ky është goli i 5-të nga Roshi në këtë sezon, teksa ka dhënë edhe 3 asiste në 24 ndeshje të luajtura deri më tani. 

Goli i pare i shenuar nga Roshi qe anulohet per pozicion jashte loje

Goli i dyte i rregulls i Roshit.

Poll

Lexo gjithashtu