Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

E PAPRITUR/ Skënderbeu në hall! Lideri “tradhton” korçarët në mes të sezonit, i detyron të futen URGJENTISHT në merkato

Shkruar nga NEWSPORT
E PAPRITUR/ Skënderbeu në hall! Lideri “tradhton”
Skënderbeu

Skënderbeu ka marrë një lajm shumë të keq në mes të merkatos. Portieri i korçarëve, Marko Alia i cili u dëmtua në ndeshjen përballë Besës, do të mungojë afërsisht 2 muaj.

Arsyeja e këtij dëmtimi aspak të shkurtër, është problemi serioz në shpatullën e tij. Në këto kushte, Skënderbeut i duhet të futet urgjentisht në merkato për të gjetur një gardian të ri.

Kujtojmë se alternativa e vetme e ekipit bardhekuq është portieri 19-vjeçar, Amarildo Dervishaj. Ky i fundit nuk jep siguri për shkak të eksperiencës. Sipas shtypit të shkruar, korçarët kanë nisur kontaktet me një portier, i cili pritet të bashkohet me ekipin e Ernest Gjokës së shpejti.

Kujtojmë se ky është vetëm një nga problemet e shumta. Kjo sepse edhe lojtarët e tjerë si Nasr, Baba Musa, Dumfur dhe Vasquez kanë probleme me vizat dhe janë bllokuar në shtetet e tyre.

Poll

Lexo gjithashtu