Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Sylvinho e do me çdo kusht te Shqipëria, Brajan Gruda flet pa “dorashka”: Ëndrroj Botërorin, por Nagelsmann…

Shkruar nga NEWSPORT
Sylvinho e do me çdo kusht te Shqipëria, Brajan Gruda flet pa
Brajan Gruda

Emri i Brajan Grudës është kthyer në “senasacion” te Shqipëria. Trajneri i Kombëtares Sylvinho, thuhet se është një fans i madh i aftësive të 21-vjeçarit, por veshja “kuqezi” duket shumë e vështirë. Aktualisht, lojtari me tipare ofensive bënë pjesë te Gjermani U-21, ndërsa është në pritje të ftesës nga trajneri i “Pancerave” Julian Nageslmann.

Me Brighton në Premier League, Gruda po tregon rendiment të lartë, por që ende nuk ka dhënë “efekt” te trajneri i Gjermanisë. Futbollisti me origjinë shqiptare, ditën e sotme ka dhënë në prononcim të shkurtër për “Sky Sport”, teksa foli për mundësin e debutimit dhe ëndrrën e Botërorit:

“Nuk kam pasur kontakt me Julian Nagelsmann. Paraqitjet e mira do japin rezultat dhe po punoj te jap 100% nga vetja ime. Është natyrisht një ëndrr. Do te gënjeja, nesë nuk do të thoja që nuk është kjo ëndrra ime. Kush nuk do të dëshironte të luaj në Botëror? Për këtë po punoj dhe te shohim çfarë do sjell e ardhmja”.

Në plan të parë, duket shumë e vështirë, për mos të thënë e pamundur që Julian Nagelsmann ta përfshijë në listën e Gjermnisë për Kupën e Botës 2026, ndërsa Gruda nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje me kombëtaren e madhe. Nëse protagonisti në fjalë nuk zhvillon asnjë ndeshje zyrtare me “Pancerat”, ai ka të drejtë të kalojë te Shqipëria.   

Poll

Lexo gjithashtu