Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Kanë “harruar” të fitojnë dhe pa “busull” në fushë, Gjergji Stefa ia “ngec” fajin Ilir Dajës: Dinamo sezonin e kaluar triumfoi 5 – 0 në Elbasan

Shkruar nga NEWSPORT
Kanë “harruar” të fitojnë dhe pa “busull”
Skuadra e Dinamos, Ilir Daja dhe Gjergji Stefa

Gazetari sportiv Gjergji Stefa, i ftuar në “Procesi Sportiv”, Top Channel, ka dashur të jetë më kritik ndaj trajnerit të Dinamos Ilir Daja, se sa për vendimet e dyshimta të arbitrit Juxhin Xhaja, në sfidën ndaj Elbasanit, ku verdheblutë triumfuan 2 – 0.

Në vitin e ri kalendarik, dinamovitët nuk kanë fituar asnjë ndeshje në Superiore, dy humbje dhe një barazim, ndërsa shanset për t’u afruar kreut po “veniten”:   

“Mendojë se moviola e nxjerr përjetimin nga konteksti. Unë kam parë gjithë ndeshjen. Jam i paanshëm fare. Për mendimin tim, Elbasani luajti më mirë se Dinamo.

Ne vendosim rastin e ndërhyrjes për karton të kuq që nuk u dha dhe 90% e njerëzve thonë se ndikoi në rezultatin final. Dinamo shkonte sezonin e kaluar në Elbasan dhe i mposhti 5 – 0. Diferenca është për të kuptuar sa ka rënë Dinamo dhe ku është Elbasani”.      

Poll

Lexo gjithashtu