Orges Shehi, Visar Bekaj dhe Alfred Osmani kur ishin pjesë e Tiranës
Visar Bekaj është futbollisti më i ri i Tiranës. Pasi mbylli aventurën e tij me Hatayspor në Turqi, portieri 28-vjeçar është rikthyer në Superiore për të veshur përsëri fanellën e Tiranës.
Për shërbimet e tij, klubi bardheblu s’ka shpenzuar asnjë “kacidhe”, pasi Bekaj ishte lojtar i lirë. Ndërkohë që ky i fundit ka firmosur kontratë 1.5-vjeçare, të vlefshme deri në verën e vitit 2027.
Kujtojmë se me fanellën e Tiranës, portieri i Kosovës ka fituar titullin kampion në Superiore, në sezonin 2021/2022. Ndërkohë që 1 sezon më vonë, ka fituar edhe Superkupën.
Poll
