Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

E BUJSHME/ Partizani surprizon Superioren, rikthen në ekip kampionin e kuq

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Partizani surprizon Superioren, rikthen në ekip kampionin e kuq
Murataj-Cara/ © Credits facebook.com/partizaniclub

Valentino Murataj do të jetë futbollisti më i ri i Partizanit. Teksa pritet zyrtarizimi i largimit të tij nga Flamurtari, mesfushori 29-vjeçar ka gjetur gjuhën e përbashkët me “demat” për një rikthim të bujshëm.

Kujtojmë se Murataj ka luajtur me Partizanin nga vitit 2021 në atë 2024. Në sezonin 2022/2023, mesfushori është shpallur kampion në Superiore me të kuqtë, ndërkohë që 1 sezon më vonë ka fituar Superkupën.

Kujtojmë se ky është afrimi i 3-të për të kuqtë gjatë kësaj merkatoje. Më herët, Partizani ka zyrtarizuar transferimin e Kamer Qakës dhe Sekou Sidibe, ndërkohë që pritet e njëjta gjë edhe për Muratajn.

Poll

Lexo gjithashtu