Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Mposhti i vetëm Dinamon, Ibrahima Diallo: Mund të shënoj më shumë nëse furnizohem, garën e kam me Tsague

Shkruar nga NEWSPORT
Mposhti i vetëm Dinamon, Ibrahima Diallo: Mund të shënoj më
Ibrahima Diallo

Dopieta e sulmuesit senegalez Ibrahima Diallo rezultojë përcaktuese në fitoren 2 – 0 të Elbasanit karshi Dinamos në “Elbasan Arena”, java e 21-të. 22-vjeçari shfaqi probleme fizike në fundin e pjesës së parë dhe u zëvendësua. Pas përfundimit të ndeshjes, Diallo u vlerësua me çmimin “Lojtari i Ndeshjes”, ndërsa foli për mediat:

“Pata një dëmtim dhe fola me stafin mjekësor. Menduam se ishte më e mira të mos rrezikonim dhe dola jashtë nga fusha në fillim të pjesës së dytë. Gara për shënues në ekip? E kam me Tsague.

Ne në lojë zbatojmë detyrat dhe ato që thotë trajneri. Nëse furnizohem, do të kem më shumë mundësi për të shënuar më shumë gola apo të jap asiste. Dëmtimet vijnë, sepse unë vrapoj shumë.

Mundohem të jap maksimumin në fushë, dëmtijnë vijnë edhe prej lodhjes. Jam koshientë që kam humbur 3 topa shumë të thjeshtë gjatë ndeshjes.

Mendojë se duhte të rris më shumë përqendrimin dhe të jem më i saktë në prekjen tim të parë. ‘Lojtari i Ndeshjes’ në 45 minuta? 2 golat e shuënuar nga unë ndihmuan ekipin për të fituar ndeshjen dhe të merrnim 3 pikët, prandaj mendojë se ma dhënë çmimin”.     

Poll

Lexo gjithashtu