Vora dhe Teuta u ndanë në barazim 1-1 mes tyre mes shumë polemikash. Skuadra e Arian Bellait pa t’i dilnin nga dora 3 pikët që në minutat e fundit të sfidës.
Saktësisht 5 minuta pa mbaruar koha e rregullt, ku kapiteni tabaku u ndëshkua me karton të kuq dhe la Vorën me 10 futbollistë. 10 minuta më vonë, një penallti jepet në favor të Teutës dhe kjo bëri që skuadra e Vorës të braktiste sfidën.
Por pas disa minutash u rikthyen sërish dhe teuta gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 90+12, duke barazuar shifrat. Mjaft kontestime dhe mosdakortësi nga vendasit, të cilët ditën e sotme kanë ironizuar në rrjetet sociale me pjesë nga një film shqiptarë.
“Nuk është hera e parë…
Vjedhjet vazhdojnë.
Kanë dalë të vjedhin në fshat”, ka shkruar klubi.
View this post on Instagram
