Ndeshja Elbasani – Dinamo (2 – 0) ka prodhuar shumë diskutime dhe polemika. Epiqendra kishte të bënte me minutën e 45-të. Bledar Lila i Elbasanit ndërhyn ashpër kundër Usni Ismaili (Dinamo), teksa në pamje evidentohet tepër e ashpër, madje duke kaluar edhe limitet.
Por në këtë rast, arbitri i sfidës Juxhin Xhaja, jep vetëm karton të verdhë. Në lidhje me këtë “skenë”, ka dhënë gjykimin e tij edhe ish-arbitri i FIFA-s për futbollin në Shqipëri Bujar Prengja:
“Goli i parë nga Elbasani, i shënuar prej Diallo ishte në pozicion të rregullt. Penalltia e Elbasanit po ashtu ishte i drejtë. Duhej dhënë karton i kuq në minutën e 45-të, sepse ndërhyrja është e ashpër dhe këmba është e ngritur. Për mua, kartoni i kuq do të ishte i drejtë”.
