Vllaznia padiksutim është aktualisht skuadra më e mirë e momentit në vendin tonë. Shkodranët kanë arritur të marrin rezultatet pozitive në kampionat dhe Kupë.
Paraqitje që kanë rikthyer ekipin në krye të tabelës së klasifikimit. Edi Martini siç duket ka “rigjetur” sërish “recetën e suksesit” dhe ka rikthyer atë Vllazninë e “rrezikshme”. Klubi është në “qiellin e shtatë” pas rezultateve të fundit.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, kanë treguar rezultatet e 5 ndeshjeve të fundit, ku kuqeblutë kanë marrë 5 fitore, 4 prej të cilave në shtëpi dhe vetëm 1 në transfertë, atë ndaj Dinamos.
Ekipi i drejtuar nga Martini ka triumfuar ndaj Partizani, Egnatias, Flamurtarit në shtëpi, ndaj Dinamos në transfertë, duele këto të vlefshme për kampionat. Ndërkohë kanë fituar 1-0 në Kupë ndaj Pogradecit po në “Loro Boriçi”, duke paralajmëruar kështu rivalët për “ferrin” që i pret në vazhdim.
View this post on Instagram
