“Abissnet Superiore” do të rikthehet sërish në fundjavë të luajë ndeshjet e javës së 22-të të kampionatit. Kështu të shtunën dhe të dielën e gjithë vëmendja do të jetë te duelet e kësaj jave.
Gjithçka do të startojë me duelin Vora – Flamurtari që do të luhet ditën e shtunë, ora 13:30. Një duel shumë delikat, ku ekipet do të luftojnë vetëm për 3 pikët në mënyrë që të arrijnë drejt objektivave të tyre.
Në orën 16:30 e gjithë vëmendja do të jetë te superpërballja Partizani – Elbasani, teksa në orën 19:00 në “Air Albania” do të zbresin Dinamo – Bylisi.
Për të dielën janë rezervuar dy përballjet e tjera, të cilat do të luhen në të njëjtën orë, 16:30. Kështu Egnatia pret Tiranën, ndërsa Vllaznia luan në transfertë ndaj Teutës.
