Lirim Zalla në pozitën e analistit të futbollit dhe pjesë e panelit në emisionin sportiv “Skaner” në MCN, është ndalur te ekipin i Elbasanit dhe fitorja e pastër 2 – 0 kundër Dinamos. Zalla e ka ngritur në “piedestal” paraqitjen e skuadrës së Ivan Gvozdenovic:
“Ndeshja më e bukur e Elbasanit. Një lojë e harmonizuar me shumë pasime, duke kapur pas shpine Dinamon. Sulmi i verdhebluve sot kundër dinamovitëve funksionojë shumë mirë.
Them se ekipi i Gvozdenovic duhte ta marrë ndeshjen e sotme si shembullu për të ardhmen apo për të arritur te titulli. Elbasani ka një armë shtesë që nuk e kanë ekipet e tjera, ata kanë shumë tifozë në shkallët e stadiumit. Ky faktor nuk shikohet në masë te ekipet e tjera”.
