Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

FORMACIONI/ Më të mirët e javës së 21-të të Superiores, lojtarët dhe trajneri fitues (FOTO)

Shkruar nga NEWSPORT
FORMACIONI/ Më të mirët e javës së 21-të të
Formacioni i javes

Ditën e diel është mbyllur java e 21-të në Superiore, teksa janë evidentuar edhe lojtarët specifik që kanë bërë diferencën me ekipet e tyre. Siç e do “zakoni”, “Newsport.al” ka përzgjedhur formacionin më të mirë të javës. Në këtë 11-she, dominojnë Vllaznia dhe Elbasani me nga 3 lojtarë, ndërsa Tirana është i vetmi ekipi kryeqytetas që bënë pjesë me Myslovic.

Martin Janacek (Elbasani): Portieri 25-vjeçar demostroi vendosmëri dhe saktësia sa herë që Dinamo rreziko në portën e Elbasanit. Fakti që verdheblutë e mbajtën portën e paprekur në këtë duel, i “kreditohet” edhe gardianit çek. Vlen gjithashtu për t’u përmendur se skuadra elbasanase ka numrin më të vogël përsa i takon golave të pësuar, 14, meritë edhe e Janacek.

Emiljano Musta (Elbasani): “Veterani” i krahut të djathtë në mbrojten e Elbasanit Emiljano Musta, dëshmoi rezistencë në linjë, sikurse zgjatja e tij në krosinë respektive që i dha “frymëmarrje” ekipit.

Erdenis Gurishta (Vllaznia): Gjatë vitit 2026-të, Vllaznia nuk ka pësuar asnjë gol, (Kupë dhe Superiore), ndërsa “muri” i shkodranëve po rezulton Erdenis Gurishta. Edhe në sfidën e fundit ndaj Partizanit, 30-vjeçari u kthye në “makth” për sulmuesit e “Demave të Kuq”, i pakalueshëm.

Artan Jazxhi (Teuta): Edhe pse Teuta nuk shkoi më shumë se barazimi 1 – 1 karshi Vorës, mbrojtësi Jazxhi ishte protagonist në “frenimin” e sulmeve mike. Duket se ekipi durrsak po fiton “identitet” në prapavijë, aty ku meritat kryesore i takon 24-vjeçarit në “leximin” e lojës dhe spastrimin e zonës.

Lirim Kastrati (Vllaznia): Përshtatja e Lirim Kastratit te Vllaznia është e jashtëzakonshme. Jo vetëm 27-vjeçari jep siguri në “mbulim”, por eficentë në shënim apo asistim. Kjo qasje funksionojë edhe karshi Partizanit gjatë javës së 21-të, goli i fitores.

Arli Përgjoni (Bylis): Ekipi ballshiot ishte shumë pranë fitores ndaj Egnatias në stadiumin “Adush Muça”, por u “dorëzuan” në fund. Ishte pikërisht Arli Përgjoni që me golin e tij në minutën e 51-të, ndryshoi rrjedhën e ndeshjes, pasi Egnatia ndodhej në avantazh. Paraqitja e mirë prej 23-vcjeçarit u vlerësua edhe me çmimin “Lojtar i Ndeshjes”.

Serxho Vogli (Tirana): Mesfushori Vogli ishte “dirigjnet” i lojës së Tiranës kundër Flamurtarit, e fituar 1 – 0 prej bardhebluve. I kudo ndodhur dhe çdo top kalonte nga këmbët e tij. Trajneri Ardian Nuhiu ka gjetur “stabilizuesin” e ekipit.

Patrik Myslovic (Tirana): Mesfushori sllovak Myslovic ishte “heroi” i Tiranës në sfidën me Flamurtarin, autori i golit të fitoren në minutën e 77-të. Edhe pse është 24-vjeç, ka një personalitet për t’u admiruar në mesfushë.

Irgi Kasalla (Vora): Ndonëse nuk është një finalizues i mirëfilltë, por më tepër “operon” në fushë si “8” apo “10”, Irgi Kasalla po i befason të gjithë te Vora. “Viktima” e radhës për krutanin ishte Teuta, goli i epërsisë në minutën e 26-të, takim i mbyllur 1 – 1.     

Sherif Kallaku (Vllaznia): Në linjën e sulmit është vendosur Kallaku. Lojtari i kuqebluve i dha “oksigjen” të tijve në fazën ofensive, jo vetëm si goditës, por edhe ndërtues apo shërbyes në favor të shokëve.

Ibrahima Diallo (Elbasani): Sulmuesit senegalez i mjaftuan 45 minuta lojë për të vendsour “diktatin” në duelin Elbasani – Dinamo, dopietë e Diallo. Finalizues i shkëlqyer.

Trajneri i Javës - Ivan Gvozdenovic (Elbasani): Para suksesit me Dinamo, Elbasani kishte 4 ndeshje radhazi që nuk fitonte në Superiore, situatë aspak komode. Jo vetëm që elbasanasit triumfuan pastër kundër Dinamos, por bindën edhe me lojë. Taktikat e trajnerit Ivan Gvozdenovic funksionuan, 6 – 2 goditjet në kuadrat ndaj “Bluve” dhe “hermetik” në mbrojtje.

FORMACIONI/ Më të mirët e javës së 21-të të
FORMACIONI I JAVËS


    

Poll

Lexo gjithashtu