Valentino Murataj
Valentino Murataj nuk është më pjesë e Flamurtarit. Burimet për media bëjnë të ditur se palët kanë mbyllur bashkëpunimin.
Mesfushori 29-vjeçari gjatë këtij sezoni ka qenë një lojtar i rëndësishëm, 15 prezenca në Superiore nga 21 të mundshme, shtoi edhe 3 të tjera në Kupën e Shqipërisë. Në merkaton e verës gjatë vitit 2024-të, Murataj kaloi te vlonjatët me parametra zero.
Nuk ka informacion të saktë se ku protagonisti në fjalë do e vazhdojë karrierën. Lojtari fierak ka fituar titullin me Partizanin në sezonin 2022-2023, arritja më e madhe në karrierë deri tani.
Poll
