Dro Fernandez
Dro Fernandez është futbollisti më i ri i Paris Saint-Germain. Fantazisti 18-vjeçar ka vendosur të largohet nga Barcelona, për të nisur një aventurë të re me kampionët e Evropës.
Me këta të fundit, Fernandez ka firmosur kontratë 4.5-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2030. Ndërkohë që për të siguruar shërbimet e talentit spanjoll, PSG ka shpenzuar vetëm 8 milionë euro.
Karrierën e tij, Fernandez e ka nisur te Val Minor, kur ishte vetëm 14 vjeç. Pikërisht në atë moshë, fantazisti u bashkua me të rinjtë e Barcelonës, me të cilët ra në sy me performancat e tij.
Poll
