Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

U tërhoq 3 vite më parë nga futbolli, ish-sulmuesi brazilian rikthehet për të blerë klubin anglez

Shkruar nga NEWSPORT
U tërhoq 3 vite më parë nga futbolli, ish-sulmuesi brazilian
Alexandre Pato

Ish-lojtari i kombëtares braziliane, Alexandre Pato ka zhvilluar bisedime për blerjen e ekipit të Ligës së Katërt në Angli, Colchester United. Një lajm ky i befasishëm pasi futbollisti prej 3 vitesh tashmë ka hequr dorë edhe nga futbolli.

Rikujtojmë se sulmuesi Pato ka në CV e tij, eksperiencë nga klube “gjigante” si Milan, Chelsea, Villarreal dhe ekipet braziliane po ashtu.

Sipas mediave të huaja është përfolur se gjatë fundjavës, Patos ka pasur bisedime dhe me pronarin i cili është po ashtu edhe presidenti i klubit, Robbie Cowling.

Nga ana tjetër për blerjen e Colchester United, të cilën Patos synon ta bëjë ka pasur edhe një njoftim nga platforma e njohur e transferimeve “TransferMarkt”.

Ende asgjë nuk është zyrtare, por e sigurt që në ditët në vijim do të jetë më e qartë nëse Colchester United do të jetë në “duart” e Patos ose jo.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Transfermarkt (@transfermarkt_official)

Poll

Lexo gjithashtu