Nga Partizani mund të ketë një largim në këtë merkato. Kjo pasi për njërin prej lidërve të skuadrës ka mbërritur një ofertë konkrete.
Një skuadër nga Ukraina, emri i të cilët aktualisht nuk bëhet e ditur ka interes për shërbimet e Arafat Doumbia. Ky i fundit aktualisht është i dëmtuar, teksa është jashtë fushës së blertë që prej derbit me Tiranën.
Por pavarësisht kësaj, paraqitjet e tij me të kuqtë në mesin e fushës kanë tërhequr menjëherë syrin e skuadrës nga Ukraina, e cila po tenton të transferojë 21-vjeçarin. Siç dihet futbolliti ka kontratë me Partizanin deri në qershor të 2029 dhe duke marrë shkas nga kontrata afatgjatë, te “Demat” do të tentojnë ta mbajnë lojtarin.
Pasi pretendojnë të fitojnë akoma më shumë në verë nga shitja e tij. Gjithsesi mbetet të shihet se çfarë do të vendosin palët mes tyre në ditët në vazhdim dhe cila është oferta e propozuar nga skuadra ukrainase.
