Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Ndërroi jetë në aksidentin tragjik në Rumani, del FOTO e shqiptarit Vasil Palo, tifozit të zjarrtë të PAOK

Shkruar nga NEWSPORT
Ndërroi jetë në aksidentin tragjik në Rumani, del FOTO e
Vasil Palo, foto nga vendi i ngjarjes

Personi që shihni në foto është Vasil Palo, shqiptari i cili ndërroi jetë sot në aksidentin tragjik të ndodhur ditën e sotme në Rumani.

Palo po udhëtonte me një minibus me tifozë të PAOK, të cilët ishin nisur nga Katerini, Aleksandria, Imathia dhe Selaniku me intenerar drejt Francës, për ndeshjen e cila ishte e planifikuar të zhvillohej të enjten në kuadër të UEFA Europe League, në orën 21:00 kundër Olympique Lyon.

Sipas raportimeve nga policia rumune shkaku i aksidentit lidhet me një parakalim të gabuar nga ana e shoferit të minibusit, me të cilin po udhëtonin tifozët grekë. Nga ky aksident kanë ndërruar jetë 7 persona dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur, mes tyre dhe shqiptari Genci Sadiku, i cili fatmirësisht ndodhet jashtë rreziku për jetën.

Sadiku ka mundur gjithashtu të komunikojë me familjarët e tij për disa sekonda. “Nuk e di si jam gjallë, por jam mirë. Do vij përsëri në shtëpi”, kanë thënë familjarët jashtë kamerave për mediat greke.

Poll

Lexo gjithashtu