Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Sulm me armë në një fushë futbolli, 11 persona të vrarë dhe 12 të plagosur

Shkruar nga NEWSPORT
Sulm me armë në një fushë futbolli, 11 persona të
Foto iluestuese

Një sulm me armë ka ndohur në Salamanca, një qytet në Meksikë. Sipas autoriteteve lokale bëhet me dije se 11 persona janë vrarë dhe 12 të tjerë janë plagosur.

Nuk dihen ende se cilët janë shkaqet e këtij sulmi të ndodhur në qendrën Guanajuato, teksa autoritet tashmë kanë nisur edhe hetimet për të zbuluar arsyen e kësaj ngjarjeje të pabesueshme. Guanajuato është një qendër industriale e zhvilluar dhe vend i disa destinacioneve të njohura turistike, por mbetet gjithashtu shteti më vdekjeprurës në vend për shkak të luftërave të bandave, sipas statistikave zyrtare të vrasjeve.

“Janë konfirmuar vdekjet e 11 personave, 10 prej të cilëve vdiqën në vendngjarje dhe një tjetër gjatë marrjes së ndihmës mjekësore në spital. Për më tepër, 12 persona janë plagosur nga të shtënat dhe po marrin ndihmë mjekësore”, thuhej në deklaratën e Bashkisë së këtij qyteti.

Poll

Lexo gjithashtu