Vllaznia
Vllaznia e drejtuar nga Edi Martini është “transformuar” në vitin 2026, jo vetëm në rezultate, por edhe me lojë bindëse e spektakolare, aty ku shembulli më i qartë ishte goli manual kundër Partizanit.
Kuqeblutë mbajnë kreut pas 21 javësh me 39 pikë, po aq sa ka edhe Egnatia. Në vigjilje të sfidës me Teutën në “Niko Dovana”, shkodranët përmes një video në “Facebook”, kanë vendosur si pikë referimi Lirim Kastratin dhe Sherif Kallakun, protagonistët te golit karshi Partizanit.
Ndaj Teutës në këtë sezon, Vllaznia nuk ka bilanc pozitiv, një humbje dhe një barazim. Nga kampi i durrsakëve, ata kanë 8 ndeshje radhazi që nuk fitojnë në Superiore, ecuri “dërrmuese”.
Poll
