Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Duel në distancë prej ditësh, Kujtim Llupa dhe Agim Demrozi “zbarkojnë” në zyrat e FSHF-së (FOTO)

Shkruar nga NEWSPORT
Duel në distancë prej ditësh, Kujtim Llupa dhe Agim Demrozi
Fotomontazh/ Kujtim Llupa, Agim Demrozi, FSHF

Departamenti Ligjor dhe i Licencimit të klubeve në Federatën e Futbollit ka përmbyllur me sukses takimet dypalëshe me 10 klubet e kampionatit “Abissnet Superiore” në kuadër të procesit të licencimit të klubeve për edicionin e ardhshëm.

Gjatë këtyre ditëve, drejtues dhe specialistë të kritereve të licencimit në FSHF kanë mirëpritur në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” përfaqësues të klubeve të elitës, ku janë trajtuar në detaje rregulloret e licencimit, standardet që duhen të përmbushen si dhe procedurat e sakta për plotësimin dhe dorëzimin e dokumentacionit përkatës.

FSHF mbetet e angazhuar maksimalisht në mbështetjen e klubeve gjatë këtij procesi, duke ofruar asistencë të plotë dhe orientim të vazhdueshëm në plotësimin e dokumentacionit. Po ashtu, Federata e Futbollit e konsideron këtë proces të licencimit si një nga elementet kyçë për rritjen e cilësisë dhe qëndrueshmërisë së futbollit shqiptar.

Bie në sy që në fotot e publikuar nga FSHF, shihet presidenti i Elbasanit, Kujtim Llupa dhe ai i Egnatias, Agim Demrozi. Të dy këta presidentë të Superiores kanë qenë “kryefjalë” ditët e fundit, në një duel në distancë, pas deklaratave të Llupës, duke thënë se Demrozi debaton me arbitrat gjatë pushimit të ndeshjeve.

Kjo solli edhe kundërpërgjigjen e klubit të Egnatias. Këta të fundit reaguan gjërë e gjatë me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke hedhur poshtë që presidenti i tyre, Agim Demrozi, të jetë ai që ndikon apo bisedon me arbitrat.  

Duel në distancë prej ditësh, Kujtim Llupa dhe Agim Demrozi
Agim Demrozi në zyrat e FSHF
Duel në distancë prej ditësh, Kujtim Llupa dhe Agim Demrozi
Kujtim Llupa në zyrat e FSHF

 

Poll

Lexo gjithashtu