Milani i Max Allegrit nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1 – 1 ndaj Romës në “Olimpico”, java e 22-të në Serie A. Romakët ishin imponues ndaj kuqezinjve, por nuk mundën të merrnin 3 pikët, meritë edhe e portierit Mike Maignan.
Pjesa e parë nuk pati asnjë gol, ndërsa tensionet dhe polemikat ishin rezervuar në 45 minutat e dyta. Në momentin kur pritej goli i Romës, De Winter kaloi në avantazh Milanin.
Të besuarit e Gasperinit vijuan me manovrat ofensive, derisa fituan penalltinë në minutën e 74-të, e konkretizuar prej Pellegrinit.
Pretendimet për 11-metërsh vijuan nga të dyja palët edhe në minutata e fundit, por që arbitri Colombo lejoi vazhdimin e lojës. Nga ky duel, më i fituar del Interi, pasi shkëputet 5 pikë ndaj Milanit dhe 9 me Romën.
