Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Kërkohet nga shumë klube në europë, Inter pranë nënshkrimit me mbrojtësin që e mbylli me Manchester City-n

Shkruar nga NEWSPORT
Kërkohet nga shumë klube në europë, Inter pranë
John Stones

Interi po afrohet gjithnjë e më shumë me një nga lëvizjet më interesante të merkatos. Sipas raportimeve të fundit nga gazetari i njohur i transferimeve Fabrizio Romano, klubi zikaltër është në hapat e fundit për të siguruar shërbimet e mbrojtësit anglez, John Stones, i cili është një lojtar i lirë pas mbarimit të kontratës me Manchester City-n.

John Stones ka dhënë tashmë miratimin e tij paraprak për t'u bashkuar me Interin, pavarësisht ofertave të tjera që ka pasur në tavolinë. Kanë mbetur edhe detajet e fundit formale për t'u mbyllur, përpara se lojtari t'i nënshtrohet vizitave mjekësore.

Për Interin afrimi i Stones do të jetë një forcë e shtuar në repartin e mbrojtjes pas largimeve të Acerbit, De Vrij dhe Dumfries.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Fabrizio Romano (@fabriziorom)

Poll

Lexo gjithashtu