Jordan Henderson
Chelsea është në avantazh në garën për të siguruar shërbimet e Jordan Henderson. Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, mesfushori anglez mund të largohet nga Brentford si lojtar i lirë, ndërsa londinezët janë më favorit për të nënshkruar me të.
Bisedimet mes palëve janë në zhvillim e sipër, me Chelsean që po punon për të mbyllur marrëveshjen përpara klubeve të tjera të interesuara. Ish-kapiteni i Liverpoolit është i hapur për t’iu bashkuar skuadrës së drejtuar nga Xabi Alonso, duke e konsideruar pozitivisht rikthimin në një klub të madh të Premier League.
Nëse transferimi finalizohet, Henderson pritet të jetë një nga surprizat e merkatos së verës në mesfushën e “Bluve”.
View this post on Instagram
Poll
